Ish kryesocialisti Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar.Ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Aktualisht ai është i intubuar në reanimacion ndërsa gjendja e tij, fatmirësisht është drejt përmirësimit.
Ish kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Fatos Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005