Edicioni i tretë i reality show-t Ferma VIP nisi mbrëmjen e djeshme, duke prezantuar para publikut kastin e ri me 24 personazhe që do të sfidojnë veten në këtë format.
Megjithatë, përzgjedhja e produksionit ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale. Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, përmes një postimi në Instagram ironizoi konkurrentët e rinj, duke shkruar: “Fermën po e shikoj. Vipat ku janë?!”

Ky koment reflekton skepticizmin e një pjese të publikut, e cila vlerëson se disa nga emrat e përzgjedhur nuk i përmbushin plotësisht kriteret e statusit “VIP”.
Në “Prime”-in e parë u prezantuan 24 konkurrentë nga fusha të ndryshme, por debati në rrjetet sociale mbi përkatësinë e tyre si personazhe të njohur ka nisur menjëherë dhe po rritet dita-ditës.






