4.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Fermerët francezë protestojnë në Paris kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra fermerë francezë kanë bllokuar qendrën e Parisit për të dytën javë me radhë, duke shprehur pakënaqësi ndaj marrëveshjes së re tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mercosur – grupimit të vendeve të Amerikës së Jugut që përfshin Argjentinën, Brazilin, Uruguain dhe Paraguain.

Që në mëngjes, rreth 350 traktorë marshuan drejt pikat kyçe të kryeqytetit, duke arritur tek Harku i Triumfit dhe Pont de la Concorde, pranë Asamblesë Kombëtare. Fermerët shkarkuan mbi 30 ton patate si akt simbolik proteste, duke denoncuar kërcënimin që, sipas tyre, marrëveshja përbën për qëndrueshmërinë e bujqësisë franceze.

Protestuesit argumentojnë se marrëveshja do të hapë tregjet evropiane ndaj importeve me kosto më të ulët dhe standarde të ndryshme mjedisore dhe të punës, duke krijuar konkurrencë të padrejtë dhe duke rrezikuar çmimet e prodhimeve vendase.

Kjo mobilizim është pjesë e një vale më të gjerë protestash në Francë dhe vende të tjera të BE-së, ku fermerët e kritikojnë marrëveshjen si një “levë për degradimin” e sektorit bujqësor. Megjithatë, në nivel të Bashkimit Evropian, marrëveshja ka marrë miratimin e shteteve anëtare, pavarësisht kundërshtimeve nga Franca, Polonia dhe Austria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Iran: 165 viktima pas goditjes ndaj shkolle fillore

0
Pamje të rënda nga provinca Hormozgan tregojnë kamionë që transportojnë arkivolët e 165 viktimave, shumica prej tyre vajza të shkollës fillore “Shajareh Tayyebeh”, e...

Ish-deputetja socialiste, tregon 48 orët e fundit që ka përjetuar në Dubai

0
Ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila prej tetë vitesh jeton dhe punon në Dubai në fushën e teknologjisë, ka folur për situatën e krijuar...

Manjati rus gjendet i vdekur në Moskë, policia heton si vetëvrasje të mundshme pasi...

0
Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në Moskë, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant, e cila...

Nis kundërpyetja e dëshmitarit të parë në gjyqin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçi ka nisur të hënën marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të...

Trazirat ne Lindjen e Mesme, Fero qetëson ndjekësit: “Jam mirë dhe i sigurt në...

0
Reperi kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e shqetësuar për sigurinë e...