12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Fermeri duhet t’i adaptohet tregut”/ Rama: “Bujqësia po ecën me hapa të të vegjël, por të sigurt”

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar.

Në një takim me operatorët turistikë në Peshkopi, Rama u shpreh se “fermerët nuk mund ta mbajnë tokën e papunuar, ose duhet ta punojnë ose ta japin me qira, ndryshe do të paguajnë qimet e kokës siç e bën gjithë bota”.

“Në pikën ku ne e kemi nisur, me 120 milionë euro eksporte dhe do të arrijmë gjysmë miliardi këtë vit. Po kush i bën këto gjysmë miliardi eksporte kudo në Europë, në Amerikë, kudo? I bën qeveria? I bëjnë njerëzit. Natyrisht që ne mbështesim sa mundemi. Bujqësia jo vetëm nuk po ngordh, por bujqësia po ecën me hapa të të vegjël, por të sigurt dhe na tregojnë llogaritë”, tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e takson fermerin, zero.

Kryeministri theksoi se fermeri duhet t’i adaptohet tregut se nuk do blejë shteti mollën, por do ta blejë tregu.

“Tregu kërkon këtë lloj molle e jo atë mollë, e ndërkohë hedh mollën dhe tallet me satelitët ndërkohë që ai komshiu vet i shet mollët jashtë dhe i përdor satelitët dhe ai normalisht duhet të ankohej. Jo, ai shkon i merr me qira jashtë shtetit shërbimet satelitore për mollët, llogarite. Kështu që, kjo është vështirësi shumë e madhe sepse vendoset një pengesë shumë e vazhdueshme”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...