23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Fero rikthehet në muzikë: Kënga e re me mesazhe të forta për ish-partneren dhe betejën ligjore

 

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga muzika dhe një përkushtimi ndaj fesë, reperi Fero ka paralajmëruar rikthimin e tij me një projekt të ri. Në një video të postuar në Instastory, ai ka ndarë një pjesë të këngës, ku shprehet se motivimi i tij kryesor është vajza e tij, të cilën thotë se nuk e ka parë prej tetë muajsh.

Kënga e re duket të ketë një ngarkesë emocionale të fortë, duke përfshirë referenca ndaj jetës së tij personale dhe përplasjes me ish-partneren, Arbenita Ismajli. Në vargjet e publikuara, Fero nuk ngurron t’i drejtohet ashpër modeles, duke e akuzuar për “skena” dhe duke përmendur edhe betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Në mënyrë të papritur, reperi përmend edhe avokaten e Arbenitës, Blinera Osmani, e cila është motra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në tekst, ai lë të kuptohet se prania e saj në këtë proces mund të ketë ndikuar në situatën e tij.

Se kom pa çikën qe 8 muaj, ku* po bon skena, i qoj të fala motrës t’Presidentes…”**, dëgjohet të thotë ai në pjesën e shkurtër të këngës që ka ndarë me ndjekësit.

Reagimet për projektin e ri të Feros kanë qenë të shumta, ndërsa fansat presin me kuriozitet publikimin e plotë të këngës, e cila pritet të sjellë një rikthim të bujshëm të reperit në skenën muzikore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...