19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Fier – Arrestohet 22-vjeçari turk për përdorim të kartëmonedhave false

 

Një 22-vjeçar turk, Burak Ozakyuz, është arrestuar në Fier pasi bleu karburant me kartëmonedha false.

Njoftimi i policisë:

Pas një denoncimi nga një punonjës i një pike karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një klient kishte paguar me kartëmonedha false (dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u vu në lëvizje për të identifikuar dhe ndaluar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjatë kontrollit të automjetit që ai e kishte marrë me qira, policia gjeti dhe sekuestroi një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...