10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Fier/ Arrestohet 49-vjeçari me armë gati për qitje, i dënuar më parë për vrasje

Një 49 vjeçar është arrestuar në Fier pasi qarkullonte me armë zjarri të tipit pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje.

Shpëtim Kanda ishte i dënuar më parë për dy vepra penale që përfshinin vrasje dhe armëmbatje pa leje. Ky person cilësohet me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...