17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fier – Dy të rinj përballen me gjyqin për tentativë vrasjeje në një lokal

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Enea (Ledion) Nebiut dhe Klenis Kazazajt, të akuzuar për tentativën e vrasjes së Orges Buzit, ngjarje e ndodhur më 30 korrik 2023 në lagjen “Sheq i Madh”.

Sipas akuzës, pas një konflikti banal në ambientet e kompleksit “Albes”, Nebiu dhe Kazazaj u larguan me automjetin e tyre, por rreth orës 05:30 të mëngjesit u rikthyen. Në kulmin e debatit të dytë, Enea Nebiu nga brenda makinës tip “Audi A8” hapi zjarr në drejtim të Orges Buzit, duke e plagosur rëndë.

Dy të rinjtë përballen me akuzat për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, si dhe “Moskallëzim krimi”. Pas ngjarjes, ata u larguan nga vendi i krimit, por më pas u identifikuan dhe u vunë nën hetim nga organet e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...