16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Fier: Gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij marrin mbrojtje të posaçme pas kërcënimeve

Gjykata e Fierit ka miratuar kërkesën për mbrojtje të posaçme për gjyqtarin Vladimir Cjapi dhe familjen e tij, pas kërcënimeve që ai ka marrë. Vendimi u mor nga Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve pas kërkesës së zv/kryetarit të gjykatës, Noel Veizi.

Në një njoftim për mediat, gjykata dënon aktin kriminal dhe kërkon nga organet e drejtësisë hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Shprehim bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot në krah të gjyqtarit Vladimir Cjapi, familjes së tij dhe gjykatës së Fierit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, gjatë paradites së të enjtes, forcat speciale kryen një kontroll në banesën e Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, një personazh i njohur i botës së krimit, i dyshuar për kanosjen e gjyqtarit Cjapi. Megjithatë, 55-vjeçari nuk ndodhej në banesë gjatë operacionit policor në Sheq të Madh.

Hetimet mbi këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin masa të mëtejshme për kapjen e personave përgjegjës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...