10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fier/ Në gjyq mjeku dhe infermieri për korrupsion dhe shkelje të protokolleve mjekësore

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy persona, një mjek dhe një infermier, të akuzuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim të detyrës”, lidhur me shkelje të rënda të protokolleve mjekësore për dhënien e medikamentit “Metadon”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, mjeku me iniciale L.B., toksikolog, ka lëshuar një recetë për përdorimin e “Metadonit” për një person që pretendonte se ishte përdorues i lëndëve narkotike, pa kryer analizat e nevojshme dhe pa pasur rekomandim nga mjeku i familjes. Kjo është bërë kundrejt përfitimit material.

Gjithashtu, infermieri me iniciale E.M., i punësuar në Sektorin e Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, ka dhënë një pacienti dyfishin e sasisë së përcaktuar të “Metadonit”, në kundërshtim me protokollet mjekësore dhe pa regjistrim në kartelën mjekësore, gjithashtu për përfitime materiale.

Çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, ndërsa Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e përfshirjeve të mundshme të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...