17.5 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Skandal në Komisionin e Prokurimit Publik: Kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri, nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderin e dezisektimit

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve për abuzime të rënda me detyrën. Myzyri ka vizituar tre herë SPAK-un brenda një periudhe të shkurtër, ndërkohë që kërkonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton.

Sipas burimeve të VoxNews, ai dyshohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për spërkatjen e mushkonjave, të zhvilluar në vitin 2023 për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Në tenderin për Qarkun Fier (Loti 5), me fond limit rreth 220 mijë euro, fituese u shpall firma “Egian”, por KPP, në krye me Myzyrin, vendosi skualifikimin e saj dhe i dha tenderin firmës “NRG”, që kishte ofertuar një çmim më të lartë.

KPP argumentoi se firmat me ofertë më të ulët kishin falsifikuar dokumentet, megjithëse nuk kishte asnjë vendim nga organet kompetente që të provonte këtë pretendim. Një nga firmat e skualifikuara, “Egian”, e çoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 25 korrik 2024 vendosi të shfuqizonte dy vendime të KPP-së dhe urdhëroi rishikimin e fituesit.

Në vend që të zbatonte vendimin e formës së prerë të Apelit, Myzyri refuzoi, duke pretenduar në një letër zyrtare se kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se do të priste vendimin e saj për pezullim. Kjo sjellje konsiderohet shkelje e rëndë e ligjit, pasi vendimet e Apelit janë ekzekutive dhe nuk mund të pezullohen automatikisht nga palët.

Ky shpërdorim flagrant i kompetencave ka alarmuar autoritetet, duke çuar në nisjen e hetimeve të thelluara nga SPAK. Ndërkohë, çështja ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e ligjshmërisë në institucionet që mbikëqyrin proceset e prokurimit publik në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...