24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Fier/ Nën hetim për kultivim dhe shitje kamabisi bien në pranga babë e bir

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit Arshi dhe Eltjon Hoxhaj, babë e bir. Ndaj tyre po kryhej një hetim dy mujor si të dyshuar për kultivim dhe shitje lëndësh narkotike.

Janë sekuestruar 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe djali tjetër i familjes, Damirel Hoxhaj, 23 vjeç.

Njoftimi i Plotë:

Fier

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokurorinë Fier.

Vihen në pranga babë e bir, shpallet në kërkim djali tjetër, për veprimtari të ndryshme kriminale.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Në kuadër të procedimit penal 2022, referuar nga Komisariati i Policisë Fier, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Kreshpan”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj, 23 vjeç (babai dhe dy djemtë). Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT