8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Filmi shqipëtar nominohet për ‘Oscar’/Presidentja Osmani:Bravo! Kasta fantastike e aktorëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur suksesin e filmit “Zgjoi” që hyri në listën e ngushtë të nominimit për “Oscar”.
Përmes një postimi në Facebook, presidentja e ka shprehur gëzimin e saj.

“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas Variety, votimi do të përfundojë me 15 dhjetor, ndërsa të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit. Prej kësaj liste është edhe filmi shqiptar, “Zgjoi (Hive)”, i cili është propozim për në nominimet e “Oscars 2022”.

I njëjti është nën regjinë e Blerta Bashollit, derisa renditet në kategorinë e “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Ëandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...