11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Finalja e Conference League/ Veliaj thirrje qytetarëve: “Çdo qytetar mund të jetë i dobishëm, duke mos hedhur plehrat atë ditë”

Në një kohë që vetëm pak ditë nga finalja e Conference League, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës edhe sa i përket mbajtjes pastër të qytetit.

Për shkak të volumit të madh të punës më 25 maj, ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave.

“Ne do të kemi një volum shumë të madh të pastrimit, siç ndodh kur ka koncerte dhe aktivitete të mëdha. Kjo do të thotë se do na ndihmonte shumë që qytetarët të prodhojnë sa më pak ndotje, apo hedhje mbeturinash në datën 25 maj.

Do të ishte mirë sikur hedhja e tyre të bëhet në datën 23 maj në darkë ose në 26 maj në mëngjes, që në datat 24-25 ta kemi vëmendjen të dedikuar tek miqtë dhe jo tek problematikat tona të përditshme.

Çdo qytetar mund të jetë i dobishëm, duke lënë makinën në shtëpi, duke mos ndotur, duke mos hedhur plehrat atë ditë, në mënyrë që skuadrat tona të pastrimit të fokusohen në zonën qendrore të Tiranës”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...