19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Financimi i 500 mijë $ nga rusët te PD/ Balla: “U kemi thënë që do vijë një ditë që do hani njeri- tjetrin”

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se drejtësia duhet lënë që ta hetojë deri në fund çështjen e financimeve ruse përmes Partisë Demokratike.

Duke folur në Kuvend ai u shpreh se kur Berisha dhe Basha ishin bashkë në krye të PD-së, mediat ruse i jepnin shumë hapësirë protestave të opozitës.

“Kam shumë besim te drejtësia e re që po lind mbi rrënojat e drejtësisë së vjetër. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore, përfshi këtu punën që po bëhet te komisioni i reformës, te ligji i partive politike dhe ligji i fushatës zgjedhore. Ja pra që paska pasur krisma. Edhe në Shqipëri, edhe në Mal të Zi, në Bosnje partia e të shpallurit non grata Dodik është e përfshirë. Non grata e Shqipërisë dhe ai i Bosnjes janë problem për Ballkanin Perëndimor. U kemi thënë që do vijë një ditë që do hani njeri- tjetrin. E vërteta është që Saliu po bërtet më shumë për këtë çështje. Nuk ka qenë asnjëherë rastësore që në 2018 dhe 2019 protestat e opozitës të bashkëdrejtuar nga Basha dhe Berisha jepeshin live në televizionin rus. Sputnik ishte live nga Tirana, 3 orë transmetim për 400 vetë në shesh”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...