15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Firmat për Kuvendin Kombëtar/ Bardhi: “Nuk u mblodhën firmat dhe u shpikën rregulla të reja, të dëgjohet zëri i çdo demokrati”

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi apeloi edhe një herë kërkesën që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

Sipas tij, ajo që po bëjnë mbështetësit e Berishës është tallej edhe me ata pak demokratë që duan të mblidhet Kuvendi. Ai tha se Partia Demokratike nuk është strukturë legale, por është krenari për të gjithë shqiptarët.

Bardhi i bëri thirrje që firmat të dorëzohen në protokollin e Partisë Demokratike, pasi duhet të dëgjohet zeri i çdo demokrati, dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë.

“Shpreh shqetësimin e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët.  Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit.

Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato juk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga insitucionet e Partisë. Nxirrni firmat e nga pasaporta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifkojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.

Ftesa ime  është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollij e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës.

Unë dje ju kam shpjeguar procedurën statuore. Janë rregulla si funksionon një institucion. Kjo parti është krenari e demokratëve. Ne nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari PD dhe askush nuk mund të tallet. Rregullat janë të qarta, Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD do të mblidhen institucionet dhe duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati, qoftë ky edhe zëri i pakicës.

U provua që nuk u arrit dot të mblidheshin firmat e një të katërtës dhe u shpikën rregulla të reja, u ble një kasafortë dhe u mbyll vullneti i pakicës së demokratëve”, tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...