14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Firmosim ne, lekët i marrin ata” – Përgjimet që fundosën kreun e KPP, Jonaid Myzyrin

Një skandal korrupsioni trondit Komisionin e Prokurimeve Publike, pas zbardhjes së përgjimeve që implikojnë drejtpërdrejt kreun e këtij institucioni, Jonaid Myzyri, në një aferë tenderimi prej 2.3 milionë eurosh për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor në veri të vendit.

Hetimet e SPAK nisën pas dyshimeve se Myzyri kishte ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimmarrjet e KPP-së lidhur me ankesat për tenderin e rrugës “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal – Ura e Repsit”. Një element kyç në hetim u bë punonjësja Lindita Skeja, e cila, përmes një përgjimi të zbardhur, pranon rolin e saj në skemën abuzive dhe shprehet se ka firmosur dokumentet pa asnjë verifikim, duke zbuluar një mekanizëm të mirëstrukturuar ku vartësit firmosin, ndërsa përfitimet shkojnë te drejtuesit.

“Vajta i shërbeva si qeni. Firmosim ne, të gjithë si delet… E lekët i marrin ata,” dëgjohet të thotë Skeja në një bisedë të përgjuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme evidenton se këto komunikime dëshmojnë për një ndikim të drejtpërdrejtë të Myzyrit në procedura të dyshimta prokurimi, ku firmat e punonjësve përdoren si mbulesë për vendime të diktuara nga lart.

Në kërkesën për masë sigurie ndaj tij, prokurori Elvin Gogaj thekson se ekziston rreziku i cenimit të provave, rreziku i arratisjes, si dhe mundësia për kryerje të veprave të tjera penale, ndërkohë që Myzyri ndodhet aktualisht nën masën e “detyrimit për paraqitje” nga GJKKO.

SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tenderët e zhvilluar gjatë periudhës 2020–2023, ku dyshohet se procedurat janë manipuluar në favor të kompanive të caktuara, shpeshherë pa garë reale dhe me eliminim të qëllimshëm të operatorëve konkurrues.

Jonaid Myzyri u emërua në krye të KPP-së në vitin 2020 për një mandat 5-vjeçar, me propozim të qeverisë dhe votim në Kuvend. Afera e fundit vë në pikëpyetje integritetin e institucionit që ka për detyrë të garantojë barazinë dhe transparencën në përdorimin e fondeve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...