12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Fjalimi historik i Bill Klinton që e bëri një prej miqve më të mëdhenj të shqiperisë

Bill Clinton mund të konsiderohet pa mëdyshje si një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve në histori. Këtë të hënë ai prek për herë të parë në Tiranë, më parë ka vizituar edhe Kosovën, për të marrë edhe një herë vlerësimin dhe mirënjohjen më të thellë të një kombi të tërë.

24 vite më parë, përmes një fjalimi historik, njeriu më i fuqishëm i botës në atë kohë, Bill Clinton njoftonte se për herë të parë bota do të futej në luftë për të mbrojtur shqiptarët.

Fjala e tij në vitin 1999:

“Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë.
Ne po veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë. Nëse Millosheviçi nuk do paqe, do t’ia pamundësojmë të bëjë luftë. Ne po i marrim këto veprime për të asgjësuar një fuçi baruti në zemër të Evropës, e cila më parë ka shpërthyer dy herë gjatë këtij shekulli, me pasoja katastrofike. Ne duam të shpëtojmë jetë të pafajshme, sepse fëmijët tanë meritojnë një Evropë të lirë”

“Në këto çaste, vendosmëria jonë është e vetmja shpresë për njerëzit e Kosovës, që ata të mund të jetojnë në vendin e tyre pa pasur frikë për jetën e tyre”. – tha ai.

Pas çlirimit të shqiptarëve Bill Clinton e vizitoi Kosovën dy herë, në nëntor 1999 në vetëm pak muaj liri dhe 10 vite më vonë në vitin 2019, kur mori të gjithë mirënjohjen e merituar.

Teksa merrte “Urdhrin e Lirisë” nga Presidenti Thaçi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Clinton e kishte një mesazh:

“Në një mjedis të paqartë politik në Amerikë, Kosova duket të jetë e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët. Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do t’ju qëndronte pranë. Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen”– tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...