10.5 C
Tiranë
Monday, February 9, 2026
spot_img

Flamur Noka denoncon skandal përgjimi: “Pajisje të Ergys Agasit përdoren për përgjuar ambasadorë dhe institucione”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe aktivitetin e opozitës, duke u ndalur te një skandal i mundshëm përgjimi që lidhet me Ergys Agasin.

Sipas Nokës, ndaj Agasit janë përdorur pajisje për përgjim, të cilat shërbenin për të monitoruar ambasadorë, institucione të drejtësisë dhe aktorë të politikës. “Unë kam qenë ministër i Brendshëm, nuk ka shans që SHISH të mos nuhasë përdorimin e një pajisjeje të tillë, sepse ata i kanë të gjitha mjetet për ta gjetur këtë,” tha Noka, duke shtuar se situata ngre pyetje serioze për funksionimin e shërbimeve të inteligjencës.

Ai nënvizoi rëndësinë e informimit të institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se çdo mosveprim cenon sigurinë kombëtare. “Nëse SHISH nuk ka njoftuar institucionet përgjegjëse, lindin shumë pikëpyetje, sidomos për cenimin e sigurisë kombëtare, qoftë individualisht apo në grup. Kjo është shumë e rëndë dhe nuk duhet neglizhuar,” u shpreh Noka.

Sekretari i PD-së theksoi gjithashtu se ka informacion të detajuar për skandalin, por detajet mbeten të klasifikuara si sekret hetimor. “Hetimet vazhdojnë, nuk mund të flas më shumë. Por shumë gjëra do të dalin në pah më vonë dhe do të qelbet dynjaja,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Meloni dënon dhunën në Milano: “Një grup i vogël po prish imazhin e Italisë...

0
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, reagoi ashpër pas përplasjeve dhe tensioneve të dhunshme që shpërthyen gjatë protestës kundër Olimpiadës Milano-Cortina 2026. Ajo dënoi aktet e...

Fotografia e vitit 2015 nxjerr në pah figurat e Silicon Valley në një darkë...

0
Një fotografi e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së tregon një darkë miqësore të vitit 2015 ku morën pjesë disa nga figurat më...

Zbulime të reja: Email-e tregojnë se Princ Andrew priti Jeffrey Epstein dhe gra të...

0
Dokumente të reja të dalura në dritë tregojnë se ish-princi Andrew ka pritur Jeffrey Epstein dhe katër gra në Pallatin Buckingham, ndërsa Mbretëresha Elizabeth...

Ilir Meta dënon sulmin ndaj avokatit të tij në Vlorë: “Autorët duhet të ndëshkohen...

0
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas sulmit ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, në Vlorë. Meta e ka...

25-vjeçari shqiptar sulmon berberin dhe i dënton makinën në Greqi

0
Një ngjarje e dhunshme ka tronditur qytetin e Pylosit në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e 7 shkurtit, pasi dyshohet se...