21.5 C
Tiranë
Monday, August 18, 2025
spot_img

Flamur Noka kundër Edi Ramës: ‘Salla në Athinë ishte e mbushur vetëm me qytetarë nga Shqipëria’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në parlament, komentoi vizitën e Edi Ramës në Athinë, duke shprehur se salla ishte e mbushur vetëm me qytetarë nga Shqipëria.

Noka theksoi se synimi i kryeministrit Rama ishte të bënte aheng para zyrtarëve të shtetit grek. Ai shtoi:

“Nga të gjithë ata që ishin në sallë, asnjëri nuk ishte emigrant. Të gjithë ishin administratë publike që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe shkuan atje për ahengun e kryeministrit sepse kryeministri dëshironte të bënte aheng dhe ta shihte kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që po bën aheng dhe po tund flamurin shqiptar.

Të gjithë ju atë ditë quheshit emigrantë. Edhe Elisa atë ditë konsideroj si emigrante. Ju foli administratës së qeverisë tuaj por i trajtoi si emigrantë. Aty nuk pa askush emigrant. Nuk ka fyerje më të madhe se kjo që bëni ju. Ju po thoni se ata që i përzuri qeveria e Edi Ramës, banda e hajdutëve që rri këtu mbrapa meje, dhe që ia pamundësuan jetën në Shqipëri, ata tashmë paskan ndërruar sipas Edi Ramës dhe sipas bandës së tij dhe qenkan sëmurur me sindromën e Stokholmit dhe qenkan dashuruar me persekutuesin e tyre që ka emrin Edi Rama.

A ka cinizëm dhe poshtërsi më të madhe që të guxosh dhe të artikulosh diçka të tillë?“, tha gjatë fjalës në parlament sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm” – Sali Berisha viziton Istogun...

0
Istog – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë private në Istog të Kosovës, ku mori pjesë në disa aktivitete lokale dhe...

Air Canada pezullon fluturimet për shkak të grevës së asistentëve të fluturimit

0
Toronto – Air Canada njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj pas fillimit të grevës nga stafi i asistentëve të fluturimit, duke prekur...

Dhimbja kronike dhe shpresa e re nga neuroshkencëtarët

0
Dhimbja e zakonshme largohet me shërim, por dhimbja neuropatike nuk zhduket kurrë. Edhe një prekje e lehtë mund të ndihet si zjarr, duke ndryshuar...

Shpat Kasapi mohon përleshjen në dasmë: “Thjesht një debat i vogël, askush nuk më...

0
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend”...

Pas të 30-ave, një grusht arra në ditë mund të bëjë diferencën për shëndetin...

0
Pas moshës 30 vjeç, zakonet e përditshme marrin një rol të madh në ruajtjen e shëndetit dhe energjisë afatgjatë. Një nga zakonet më të...