33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Debatet në Kuvend/ Tabaku: “Ligji për Pronat , ligj në favor të biznesmenëve”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ligjit për pronat, duke e cilësuar atë si një mjet për të favorizuar biznesmenët në vend të qytetarëve të thjeshtë.

Tabaku ka theksuar se ky ligj nuk ka përfitime për qytetarët, por është në favor të biznesmenëve. Ajo ka shfaqur shqetësimin e saj për rastet e konfiskimeve të pronave të individëve të ndryshëm, duke përmendur një rast të fundit të një ish-drejtori policie, ku prona e tij u konfiskua, duke shkuar në një vlerë prej 10 milionë eurosh.

Sa kohë duhet një shqiptar të arrijë një pasuri të tillë me punë të ndershme? Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem,” tha Tabaku.

Ajo gjithashtu kritikoi mënyrën e zhvillimit të ligjit, duke e akuzuar për anashkalim të konsultimeve publike dhe për të qenë në favor të biznesmenëve. Tabaku e krahasoi ligjin me disa ligje të tjera, duke theksuar se ky është ligji i 18-të që kap shtetin dhe se shpesh propozimet ndryshojnë nga një rregullim burokratik në një transferim ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...