Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit, sulmoi kolegun e Partisë Socialiste, Ardit Bidon, duke e përshkruar në mënyrë ironike me lidhje me figura të tjera politike.
“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab,” tha Noka duke iu drejtuar Bidonit.
Ardit Bido iu përgjigj menjëherë duke mohuar pretendimet e Nokës:
“Replika ishte ndaj zotit Noka. I dëgjoj me vëmendje kritikat tuaja, (Të Peleshit). Përvoja nuk është i vetmi tregues, dhe këtë e tregoi zoti Noka. Ai gënjeu. Kam qenë një herë te zoti Noka për ta marrë në intervistë. Skam qenë asnjëherë me politikanë. Madje i prish punë dhe zotit Dule, se nuk e kam takuar kurrë. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Më pas bëheshe me prona dhe apartamente. Kuksianët e tij dilnin zot me prona në Sarandë. Politika nuk bëhet me kalqe,” tha Bido.
Replika nxori në pah tensionet mes deputetëve në Kuvend dhe përplasjet për interpretimin e historive politike dhe lidhjeve personale mes figurave publike.






