11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Flet mësuesja që u përmend nga Rama: Doktoreshë shkencash 3 vite pa punë

Një mësuese nga Cërriku e larguar prej tri vitesh e renditur e para në portalin “Mësues për Shqipërinë” në Belsh, ka fituar të drejtën. Por këtë të drejtë e fitoi vetëm pasi e bëri publik gjatë një takimi me Sali Berishën problemin e saj.

Në Kongresin Kombëtar të Arsimit Kryeministri Rama foli pa emër për një mësuese që ishte pjesmarrëse në takimet e Berishës “Shqipëria në rrezik”, e cila denoncoi faktin se prej 3 vitesh e hoqën nga puna pa shkak ndonëse mbron disa tituj , si doktor shkencash.

Rama theksoi se tashmë mësuesja është shpallur fituese në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Edhe pse Kryeministri e përdori si simbol të një shteti të drejtë dhe demokratik Fax News ka mësuar se bëhet fjalë për mësuesen Nereida Omeri nga Elbasani, nënë e dy fëmijëve. Pasi kontaktoi me mësuesen kjo e fundit i ka bërë të ditur se ka marrë premtimin se jo më larg se sot do të firmosë kontratën si mësuese definitive, nga ku do të nise punë ditën e nesërme në një shkollë në një fshat afër qytetit të Elbasanit.

Duke mos dashur “ti prishë” punë vetes mësuese Nereida Omeri kërkoi të mos bëjë publike zhvillimet rreth punësimit të saj pasi këtë moment e pret prej tre vitesh. Në kushe të vështira ekonomike edhe më herët në takimin me kryedemokratin Sali Berisha theksoi se bashkë me fëmijët jeton në shtëpinë e prinderve.

Jo më larg sesa dje për mësuesen e Elbasanit reagoi në facebook edhe ministrja Evis Kushi e cila theksoi se e mirëkuptonte shqetësimin e znj Omeri duke ndarë lajmin e mirë se falë rezultateve të saj në portal do të integrohet sërish në arsim. Edhe pse ministrja Kushi thotë se kjo nuk është propagandë zërat kritik mendojnë se Rama dhe Kushi janë duke e përdorur rastin e mësueses pikërisht për propagandë.

FJALA TE BERISHA:

• Nerida Omeri:

Kam qenë arsimtare për rreth 20 vite. Para 3 vitesh më hoqën nga puna. Jam dhe pa shtëpi e jetoj me prindërit pensionistë. Më hoqën nga puna pa shkak. I kam bërë të gjitha studimet dhe kam marrë edhe titullin; Doktore Shkencash. Për mua është një fatkeqësi që jam e papunë.

Kam 3 vite që e kërkoj të drejtën time. Jo vetëm që nuk kam gjetur ndihmë, por jam shkelur në dinjitet. Jetoj me prindërit, sepse nuk dal dot me qira, pasi jam e papunë. Ky është fakti, lufta për kafshatën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...