Motra e 30-vjeçares Merushe Hazizi, e cila u vra nga vjehrri i saj, ka treguar detaje të reja.
Në një lidhje telefonike për emisionin motra e viktimës tha vjehrri dhe vjehrra nuk e donin Merushen sin use për djalin e saj.
Ajo tha se Merushja e dashuronte Fajtonin dhe për shkak të tij la edhe burrin dhe fëmijët te nëna e saj.
Si janë fëmijët e saj?
Fëmijët i kemi shumë-shumë mirë. Shëndeti i tyre është i mirë.
Si e mësuan lajmin?
Ata akoma nuk e kuptojnë. Ka qenë gjithmonë e larguar. Vinte herë pas here, por ata më shumë njohin gjyshen dhe gjyshërit, pasi ajo ka qenë më shumë e larguar.
Po prindërit si janë?
S’kam fjalë për të thënë. Ata kanë qenë familje tamam. S’e di ça justifikime kanë dhënë. Merushja i la në shtëpinë e prindërve. Dhe nuk është paraqitur as ish-burri i saj, asnjë. Fëmijët i kanë mbajtur vetëm prindërit e mi.
Prej sa kohësh njiheshin Merushja dhe Fajtoni?
Kishin 4 vitet që njiheshin bashkë. Pastaj u prezantuan në familje. Më pas i pranuam. Nisëm t’i donim.
Pse se pranonin Merushën f