8.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

Flet një prej vëllezërve Beqiraj: Feçi na premtoi 100 mijë euro për të ekzekutuar 2 nipat e

Indrit Beqiraj ka rrëfyer disa prej atentateve të planifikuara për t’i kryer së bashku me vëllain e tij Gentjan Beqiraj në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Në dëshminë e dhënë, Beqiraj ka bërë me dije se shtetasi Ilirjan Feçi i cili ndodhet në burg dhe Kevin Zeneli i shpallur në kërkim, u kishin premtuar 100 mijë euro në këmbim të vrasjes së Geron Hasanbelliut. Ndërsa Kasandër Noga kishte premtuar gjithashtu 100 mijë euro për vrasjen e dy nipave të Geron Hasnbelliut.

Më tej ai ka rrëfyer se kishte hequr dorë nga vrasja pasi dyshonte se Feçi dhe Zeneli i kishin shitur tek policia.

Dëshmia e Indrit Beqiraj: Ilirjan Feçi na premtoi 100 mijë euro për të ekzekutuar Geron Hasanbelliun. Ndërsa Kasandër Noga premtoi 100 mijë euro për vrasjen e dy nipave të Geron Hasanbelliut. Morëm një banesë me qera në Don Bosko.

Kevin Zeneli na thoshte se nipat e tij ishin vetëm por ata rrinin gjithmonë me nga 4-5 shokë.

I thashë Feçit se nuk vras të martën se e kam ters. Plani ishte që të mërkurën të vrisja Geronin. Kevin Zeneli na thoshte se nuk kishte policë pranë kioskave të nipave të Geron Hasanbelliut por ishte e kundërta. Ilirjan Feçi dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur Geron Hasanbelliun dy ose tre herë për ta vrarë por nuk ia kishin dalë dot. Geroni erdhi vetëm një herë në Don Bosko në mëngjes pastaj nuk erdhi më. Dyshoj se na shiti Zeneli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT