10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Flori Mumajesi i zhgënjyer? Mesazhi misterioz që ka ngritur dyshime

Kantautori i njohur Flori Mumajesi vazhdon të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe industrisë muzikore. Prej kohësh ai nuk ka publikuar projekte të reja, nuk është aktiv në rrjetet sociale dhe madje ka fshirë këngët e tij nga YouTube.

Fansat e tij kanë shpresuar për një rikthim, por siç kanë treguar edhe miqtë e tij të ngushtë, Bruno dhe Klajdi Haruni, Flori nuk dëshiron të rikthehet më në muzikë.

Së fundmi, kantautori ka ndarë një mesazh të mistershëm përmes një InstaStory, ku shfaqet një sekuencë e regjizorit të madh Alfred Hitchcock duke thënë: “Asnjëherë mos ja ktheni shpinën një shoku. Natën e mirë.” Në fund të videos, Hitchcock kthen shpinën dhe shihet me një thikë të ngulur.

Ky mesazh i paqartë ka ngritur pikëpyetje te fansat dhe ndjekësit e tij. A është një shenjë zhgënjimi nga miqtë apo industria muzikore? Kujtojmë që më herët, Flori është shprehur se ndjen se muzika e tij nuk është vlerësuar sa duhet.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse ky është një mesazh i rastësishëm apo një sinjal për një rikthim të mundshëm të tij në skenën muzikore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...