13.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Floriana Garo denoncon :”Në Vaun e Dejës po hiqen familjet nga ndihma ekonomike dhe po u jepen militantëve të PS “

Floriana Garo, zëdhënësia e Partisë Demoktaike denoncoi një tjetër skandal në Bashkinë vaut të Dejës.Një një konferencë për shtyp Floriana Garo është shprehur se, ndihma ekoniomike po ju hiqet familjeve në nevojë, për tju kaluar militantëvë të Partisë Socialiste.

DEKLARATA E PLOTE

Në kushtet e një varfërie ekstreme, përballë braktisjes që shqiptarët po i bëjnë vendit çdo ditë, të abuzosh edhe me kafshatën e gojës, është krim.

Administratorët e Ndihmës Ekonomike të Bashkisë së Vau të Dejës, në një rast të paprecedent, kanë nisur largimin e familjeve në nevojë nga skema ekonomike, duke i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë veprim kriminal në prag të festave të fundvitit. Kështu, dhjetëra familjeve do t’u duhet të kalojnë natën e ndërrimit të viteve edhe pa atë lëmoshë që u jepte shteti deri dje.

Ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve te duart e gjata të patronazhistëve.

Persona antinjerëzorë e antishqiptarë disa prej te cilëve prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky shpërblim u bëhet nga partia sepse janë pjesë e grupeve të manipulimit të votës, mercenarë që po përgatisin skemat e vjedhjes së zgjedhjeve më 14 Maj.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.

Kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.

Por varfëria nuk pyet për politikë dhe me përfituesit e ndihmës ekonomike nuk duhet të bëhen pazare politike.

Ky është një rekord i ri, turpi i qeverisjes vendore dhe qendrore të Rilindjes. Prerja e një lëmoshe në prag të festave është një akt çnjerëzor.

Jo vetëm ky abuzim, por edhe shumë të tjerë të kësaj bashkie, do ta gjejnë përgjigjen e merituar më 14 maj, kur populli i Vaut të Dejës, dhe gjithë Shqipërisë, do t’i thotë ndal bandës në pushtet, që për vete vjedh milionat, dhe patronazhistëve ju hedh thërrimet që u heq nga goja të varfërve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT