11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Flota e mjeteve në Shqipëri kalon 1 milionë, rritje 41% krahasuar me 2020-n

Flota aktive e mjeteve në Shqipëri ka kaluar shifrën 1 milion në fund të tetëmujorit të këtij viti, duke regjistruar një rritje të ndjeshme prej 41,1% krahasuar me vitin 2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), rritja nuk është vetëm sasiore, por reflekton edhe një tendencë drejt modernizimit dhe përmirësimit cilësor të automjeteve në qarkullim.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar 66.521 mjete të reja, ose 113% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Pjesën më të madhe e zënë autoveturat, të cilat përbëjnë 82,1% të totalit, duke treguar orientimin e qytetarëve drejt mjeteve personale dhe urbane.

Veçanërisht domethënëse është rritja e mjeteve të gjeneratës së fundit, të prodhuara brenda tre viteve të fundit, që kapin mbi 13 mijë njësi, ose 106% më shumë se në vitin 2020.

Sipas DPSHTRR, ky trend pasqyron kërkesën gjithnjë e më të lartë të qytetarëve për mjete më të sigurta, më efikase dhe të pajisura me teknologji moderne, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së transportit rrugor në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...