5.5 C
Tiranë
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Flutura Açka: PD duhet të reformohet dhe të ndryshojë Lidershipin

Flutura Açka, deputete e Partisë Demokratike, ka shprehur mendimin se PD nuk mund të pretendojë se është opozita, por është vetëm pjesë e saj. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se partia duhet të kalojë në një reformë të thellë dhe të ndryshojë lidershipin e saj për të fituar mbështetje nga shqiptarët. Sipas Açkës, PD duhet të bëjë një vetëkritikë dhe të kërkojë përgjigjen për pyetjen se pse nuk po e ndjekin shqiptarët.

“Mendoj që PD ka shanset të jetë në pushtet në 2025 bashkë me opozitën tjetër. PD nuk mund të pretendojë që është opozita, por është pjesë e opozitës. Sa kohë që e thotë këtë gjë do bëjë gabim, do të minimizojë veten në mesin e kësaj opozite që ajo pret ta drejtojë. Gjëja e parë që duhet të bëjë PD; duhet të reformohet. Ka akoma edhe pak kohë. Nëse nuk ndryshon lidershipi me këto gabime, përderisa nuk rezonon kur bëhen mosbindje civile e protesta duhet të rezonojnë me shqiptarët të cilët duhet të mbushin sheshet. Opozita duhet të zgjidhje çështjen se pse shqiptarët nuk e ndjekin?”

Për më tepër, Açka foli për sfidat e brendshme në opozitë, duke thënë se ajo ka marrë fyerje dhe kërcënime nga kolegët e saj për shkak të qëndrimeve të saj të qarta dhe të vendosura. Ajo theksoi se PD duhet të mbrojë frymën e re dhe dinjitetin e saj dhe se nuk mund të justifikojë veprimet e saj me ndihmën ndaj Sali Berishës.

Açka gjithashtu komentoi kthimin e opozitës në parlament, duke e konsideruar këtë mundësi për të kundërshtuar buxhetin që ajo e cilëson si “skandaloz”. Sipas saj, ky kthim duhet të shoqërohet me një shpjegim të qartë për publikun shqiptar, duke mos e lënë aksionin opozitar të paplotësuar.


“Mbështes Djathtas 1912 dhe forcat e reja politike që po maturohen e shquhen, edhe një lëvizje me not akombëtare. A do ta ndryshojmë këtë Shqipëri? Këta të rinj e të reja që duan të ndikojnë në demokraci, a do të mbeten robër të të qenit kryetar dhe grupit të vogël nismëtar apo do të bashkohen për të krijuar sinergji? Nëse do të mbeten ishullorë do të thotë që nuk janë pjekur. Grupimet e reja duhet të lënë gjërat e vogla. Djathtas 1912 është në negociata, por nuk di ç’ ndodh brenda. Unë jam mbështetëse e fuqishme e një fryme të re që duan ta largojnë Shqipërinë nga estabilshmenti i vjetër. Për mua njeriu më i rrezikshëm sot në pushtet është Edi Rama , e ka kthyer qeverinë në qeverisjen e bandave dhe jo shqiptarët”.

Açka e përfundoi duke theksuar se Edi Rama është sot “njeriu më i rrezikshëm në pushtet”, duke e konsideruar qeverisjen e tij si një qeverisje të bandave dhe jo të shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT