14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Katër shqiptarë të arrestohen në Zvicër për shpërndarje droge

Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet zvicerane në kantonin Graubünden, për shpërndarje droge, pas hetimeve që kanë zgjatur nga gushti deri në tetor të këtij viti. Të arrestuarit janë burra me moshë nga 19 deri në 39 vjeç, të cilët janë identifikuar pas një sërë veprimesh të kryera nga policia kantonale dhe prokuroria publike e Graubünden.

Arrestimet filluan në fund të gushtit, kur një 21-vjeçar u kap në Domat/Ems, duke shpërndarë drogë. Menjëherë pas tij, një tjetër shqiptar 19-vjeçar u arrestua në Felsberg, ndërsa në fund të tetorit, u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Maienfeld.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë, 820 gramë paracetamol (një substancë që përdoret për prerjen e drogave) dhe një shumë të konsiderueshme parash prej 7.760 franga. Të katër të arrestuarit do të përgjigjen për akuzat e shpërndarjes së drogave, megjithatë, dy prej tyre janë dëbuar tashmë nga Zvicra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...