8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Foli për hakmarrje, TikTok bllokon llogarinë e të afërmit të autorit të vrasjes së Martin Canit; nis procedimi penal

Policia ka bllokuar faqen në TikTok të një 16-vjeçari, i cili ka bërë thirrje për nxitje urrejtjeje dhe për promovimin e dhunës pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Sipas njoftimit të policisë, 16-vjeçari është kushëri i autorit të dyshuar të krimit. Ai, së bashku me një tjetër të mitur që e njihte autorin virtualisht nga grupet online, publikuan komente ku “duartrokasin” aktin e rëndë dhe shprehen se do të ndëshkojnë këdo që i kritikon.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë identifikuan 16-vjeçarin që banon në SHBA dhe menjëherë nisën procedurat për ndjekje penale. Ky shtetas akuzohet për promovim të urrejtjes dhe nxitje të mbajtjes së armëve të ftohta nga të miturit, duke i përdorur në konflikte.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Autoritetet kanë apeluar për ndërgjegjësimin e prindërve dhe edukatorëve për të monitoruar aktivitetin online të fëmijëve, në mënyrë që të parandalohen sjellje të tilla të rrezikshme që mund të përshkallëzohen në dhunë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...