14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Foto/ Nesër komuniteti mysliman në protestë, akuzojnë kryesinë dhe kërkojnë legjitimitet në zgjedhje

Forumi Musliman i Shqipërisë ka bërë thirrje publike për një tubim paqësor në kuadër të sensibilizimit të besimtarëve muslimanë dhe opinionit publik për manipulimin që po iu bëhet zgjedhjeve për organet përfaqësuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ata akuzojnë veprimet arbitrare të kësaj kryesie në dëm të imameve, duke kundërshtuar përpjekjet këmbëngulëse të saj, që nepermjet presionit t’i largojnë ata nga Xhamitë, duke i zëvendësuar ata me të tjerë, të cilët i përkasin grupimit të tyre okult.

Njoftimi:

Tubimi është parashikuar të mbahet ditën e Premte më dt. 11/08/2023 pas namazit të Xhumasë, përpara zyrave të KMSH.

Në këtë tubim Forumi Musliman do të kërkojë largimin e menjëhershëm të stafit gylenist të instaluar në Kryesinë e KMSH dhe në Këshillin e Përgjithshem, përgjegjës të vetëm të rrënimit të legjitimitetit të përfaqësimit në organet drejtuese të këtij institucioni.

Të katapultuar në krye të KMSH përmes një puçi institucional grupi gylenist, i cili përfaqesohet nga një pakicë e papërfillshme e xhematit të besimtarëve, ka uzurpuar drejtimin e jetës fetare, duke shpërfillur Statutin e KMSH, e në vend të zgjedhjeve të lira bën emërime arbitrare në Këshillat e Myftinive dhe në Këshillin e Përgjithshem, të personave që nuk njihen fare nga xhemati.

Ata nuk kanë hezituar, as që t’i akuzojnë ata për terrorizëm, pa asnjë provë, e t’i dërgojnë ata nëpër stacionet e policisë, ku iu janë marre shenjat e gishtërinjve sikur të ishin kriminelë. Këto, si dhe rrogat mizerabël prej 50 apo 100 dollarësh e kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe figurën e udhëheqësve tanë në fe. Po ashtu kujtojmë këtu edhe mbylljen pa të drejtë të Medreseve në Kavajë, Korçë e Gjirokastër dhe paaftësinë për ta bërë të aksesueshme për të gjithë më çmimet e larta që kanë vendosur për Medresenë e Tiranës.
Në krye të Institucionit dhe përbërjen e Këshillit të Përgjithshëm duhet të vijnë imamë dhe anëtarë të xhematit të zgjedhur me votën e lirë, pa manipulime, presione e kërcënime. Në krye të KMSH duhet të vijnë njerëz që duhet të shërbejnë si administratorë të jetës islame, e jo si sundues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...