12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Foto/Publikohen pamjet nga dasma madhështore private e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë duke realizuar dasmën e tyre të madhe me të ftuar të shumtë pas celebrimit privat disa javë më parë. Festa madhështore po realizohet buzë detit e kompletuar me një performancë live në piano dhe shfaqje me fishekzjarre.

Dasma po realizohet në vilën e Benit në Riceboro. TMZ ka publikuar disa foto që tregojnë tavolina dhe karrige të vendosura përgjatë parketit mbi ujë me atë që duket si një tavolinë e veçantë për nusen dhe dhëndrin, pranë pianos.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ka një maune që lundron në mes të ujit plot me fishekzjarre gati për të ndezur qiellin sapo të perëndojë dielli, megjithëse është e paqartë se në cilën nga këto netë do të realizohet dasma.

Miqtë e famshëm të Ben dhe Jen, përfshirë Matt Damon, gjithashtu kanë filluar të mbërrijnë në Georgia.

Vila e Benit në Georgia, e cila supozohej të shërbente si vend dasme 20 vjet më parë kur ai dhe J Lo u fejuan për herë të parë, ka gjithashtu një çadër të madhe në tokë dhe një korridor të gjatë ku nusja e tij mund të ecë.

Ndërkohë, nëna e Ben Affleck ka pësuar një lëndim në këmbë në shtëpinë tij.Fotot e publikuara tregojnë një ambulancë duke u larguar nga prona e yllit të “Argo” me nënën e aktorit, e cila u dërgua në spitalin e St. Joseph Candler në Savannah. Një burim i tha ‘DailyMail.com’ se nëna e Ben, Christopher Anne Boldt lëndoi këmbën e saj.

Çifti Affleck-Lopez u panë jashtë spitalit, dhe Ben duke ndezur një cigare jashtë ndërtesës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...