2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Foto/Shqiptari 34-Vjeçar është gjetur i vrarë me arme zjarri në punishten artizanale në Itali

Trupi i 34-vjeçarit shqiptar është gjetur me plagë nga arma zjarri në Itali, në qendër të Vernante, në zonën e Cuneo, në Via Umberto. Shqiptari është identifikuar si Klaudio Myrtaj, sipas burimeve italiane. Vdekja e tij ka ndodhur në një punishte artizanale, me plagë të rënda në kokë.

Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve, pasi kishte mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë.

Mësohet se Policia ka nisur hetimet dhe po merr dëshmitë e disa personave, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit.

Sipas mediave italiane gjatë momentit që dyshohet se është vrarë i riu shqiptar nuk janë dëgjuar të shtëna, gjë që ka sjellë dyshime se autori i vrasjes ka përdorur armë me silenciator.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT