10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Foto/Vrasësi i Ardian Nikulajt, do të ekstradohet në Shqipëri më 31 dhjetor

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill, pritet të ekstradohet në Shqipëri më 31 dhjetor. Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar janë në Marok, ndërsa operacioni për paraqitjen para drejtësisë së Saraivës është në fazën e përfundimit.

Burime të besueshme njoftojnë se Saraiva është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, megjithatë, detajet mbi deklaratat e tij ende nuk janë bërë publike. Vendimi për ekstradimin është marrë nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë dhe për këtë ka ndërhyrë edhe Interpol, agjencia që ka bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për lokalizimin dhe kapjen e Saraivës në Marok 7 muaj më parë.

Në lidhje me vrasjen e Nikulajt, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si personi që kishte porositur vrasjen. Autoritetet shqiptare kanë dërguar një kërkesë për ekstradim të tyre nga Britania në Shqipëri. Ky rast i tronditshëm lidhet me një zinxhir hakmarrjeje ndërmjet familjeve në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar shumë viktima në kalimin e viteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...