22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zbardhen detaje nga dosja për kontrollin e pasurisë së Ish-Ministrit Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij

Gjykata ka miratuar masën e kontrollit të pasurisë dhe pronave për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe disa të tjerë në lidhje me hetimin e dytë të lidhur me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Procedimi penal ka filluar në vitin 2023 dhe përfshin hetimin ndaj Ermal Kurtulajt, koordinatorit të projektit EUSAIR nën menaxhimin e SASPAC, si personit kryesor të akuzuar për korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe fshehje pasurie. SPAK ka identifikuar se restoranti “Gzona” brenda Kalasë së Tiranës është pronë e fshehur e Beqajt.

Edhe pse administratori i regjistruar është kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, SPAK ka konstatuar se Beqaj ka mbajtur kontrollin mbi këtë biznes përmes Ermal Kurtulaj dhe administratorit Gazmend Prenga. SPAK është mbështetur në një bisedë mes Beqajt dhe Kurtulajt, ku flitet për investime në restorant dhe një faturë financiare të quajtur “aneksi 8”, që dyshohet se duhet justifikuar.

SPAK-ut i ka rezultuar se Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn përmes telefonit të shoferit të tij, Arben Dani, i cili ka qenë edhe shofer pranë SASPAC. Bisedat tregojnë se Beqaj ka kërkuar të lidhet me Gazin (Gazmend Prenga) dhe ka shprehur interes për takim, edhe pse ky i fundit ishte në Lezhë në atë moment.

SPAK-ut i janë drejtuar dyshimet se Kurtulaj, edhe pse nuk figuron ligjerisht në administrimin e restorantit, ka bërë investime dhe ka lidhje financiare me biznesin. SPAK ka konkluduar se Beqaj ka mbajtur interesat e tij në këtë restorant përmes investimeve të Kurtulajt dhe administratimit të Prengës.

Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant” thuhet në dosje

SPAK ka nisur një procedim penal duke akuzuar Ermal Kurtulajn për korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe fshehje pasurie. Në dosje janë përfshirë 8 episode me fatura fiktive që shkojnë rreth 100 mijë euro. Gjithashtu, janë kontrolluar disa firma, përfshirë ‘Curri Group’, ‘Delta Holding’, ‘Delta Med’, ‘Farmed Antibiotics’ dhe ‘Gzona’ Restaurant.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...