12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Foto/Zbardhet vrasja e Eduart Reçit: Këta janë dy vëllezrit që e vranë për konfliktin e pronës

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, i cili u ekzekutua me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit më 13 nëntor. Sipas informacionit të dhënë nga policia, dy vëllezërit Shkëlqim Duka, 48 vjeç, oficer policie, dhe Florjan Duka, 45 vjeç, janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit.

Gjatë hetimeve të zhvilluara, autoritetet kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së dy vëllezërve, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme. Në magazinën e lokalit, u gjet një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike të ngjashme me silenciatorë, pjesë dhe mekanizma të përdorur për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike që dokumentojnë aktivitetet dhe dinamikën e autorëve të dyshuar.

Motivi i vrasjes ka qenë konflikti për pronësinë e truallit, pasi Eduart Reçi ishte angazhuar në ndërtimin e një pallati, projekt që kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë, përfshirë vëllezërit Duka, që kishin konflikte mbi pronësinë e truallit kufitar me atë të viktimës.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se vëllezërit Duka janë arrestuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet intensive dhe ka përdorur inteligjencën policore dhe prova të ndryshme kriminalistike për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kjo vrasje e rëndë, e ndodhur më 13 nëntor 2024, solli tronditje për komunitetin, pasi Eduart Reçi, një biznesmen dhe ndërtues i njohur, u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur ai ra pas goditjes, por nuk mundën të identifikonin autorët. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të plotësuar dosjen dhe për të ndriçuar çdo aspekt të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...