17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Franca do të rikthejë emigrantët që kalojnë Kanalin, mesazh i qartë për trafikantët

Franca ka vendosur të rikthejë emigrantët që kalojnë ilegalisht Kanalin, një veprim që ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, e cilësoi si një “mesazh të qartë” për ata që planifikojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm.

Sipas raportimeve të The Times, trafikantët kanë ndryshuar taktikat e tyre për të kaluar shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht pas marrëveshjes së vitit 2022 mes Britanisë dhe Shqipërisë, që mundëson deportimin e shpejtë të shqiptarëve që mbërrijnë me anije të vogla.

Tashmë, shqiptarët po paguajnë deri në 23,000 paund për të hyrë në Britani me kamionë, për të shmangur zbulimin nga Forca Kufitare. Statistikat tregojnë një rënie drastike të numrit të shqiptarëve që mbërrijnë me anije të vogla, nga 12,658 në vitin 2022 në vetëm 616 vitin e kaluar.

Retailleau pranoi se Franca duhet të bëjë më shumë për të ndaluar anijet, ndërsa muajin e ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshime ligjore që do t’iu lejojnë forcave franceze të ndalojnë anijet në ujëra të cekëta.

Në një deklaratë të martën, ai theksoi nevojën për një marrëveshje dypalëshe mes qeverive britanike dhe franceze për kthimin e emigrantëve të kapur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edhe kur dikush ka kaluar Kanalin, nëse kthehet, kjo do të dërgojë një mesazh të qartë,” – u shpreh ministri francez.

Aktualisht, pothuajse të gjithë emigrantët që mbërrijnë me anije të vogla regjistrohen nga Forca Kufitare britanike, duke lehtësuar identifikimin dhe deportimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...