7.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Francë/Gati 1000 të arrestuar në natën e katërt të trazirave, 80 policë të plagosur

Gati 1000 persona u arrestuan si dhe 80 policë u plagosën gjatë natës së katërt të trazirave – mes së premtes dhe të shtunës, (1 korrik 2023) – të nxitura nga vrasja në makinë e një adoleshenti 17 vjeçar franko algjerian nga një efektiv policie, megjithëse në mëngjes ministri i Brendshëm i Francës pretendoi se situata ishte më e qetë se një natë më parë.

Dyzet e pesë mijë oficerë policie, përfshirë forcat speciale dhe autoblinda u mobilizuan për tiu përgjigjur trazirave në të gjithë vendin. Situata në dy qytete të mëdha, Marsejë dhe Lion ishte kaotike, me ndërtesa dhe automjete të djegura dhe dyqane të grabitura.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i tha kanalit kabllor të lajmeve BFMTV se 471 arrestime u bënë gjatë natës, krahasuar me 917 një natë më parë. Në Marsejë, oficerët arrestuan gati 90 persona ndërsa grupet e protestuesve dogjën makina.
Por më pas shifrat u përditësuan. Ministria e Brendshme raportoi për 994 të arrestuar në të gjithë Francën gjatë natës, 79 policë të plagosur dhe 2560 vatra zjarri nëpër rrugët publike.
Mosha mesatare e të burgosurve është 17 vjeç, por mes tyre ka dhe fëmijë 13 vjeç, tha ministri i Brendshëm i Francës Gérald Darmanin duke përsëritur apelin drejtuar prindërve të mbajnë fëmijët brenda në shtëpi gjatë natës.

“Republika do të fitojë”, deklaroi më tej ministri i Brendshëm i Francës, gjatë vizitës në një komisariat policie në Mantes-la-Jolie, në perëndim të Parisit, ku gjatë natës u dogj dhe godina e Bashkisë.
Në Paris u arrestuan gjatë natës 120 persona mes tyre dhe plaçkitësh dyqanesh.
Zjarrfikësit në periferinë e Parisit të Nanterre, ku ndodhi vrasja e 17 vjeçarit, punuan të shuanin flakën që protestuesit u vendosnin makinave. Në periferinë fqinje Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën për barrikada të improvizuara.
Plaçkitësit gjatë mbrëmjes hynë edhe në një dyqan armësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT