23.6 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Qëndroi 1 muaj e shtruar në spital pasi u godit nga bashkëshorti me thikë, 38-vjeçarja ndërron jetë

Marjola Myrtollari 38-vjeçarja e cila u plagos me thikë më 4 qershor nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari ka ndërruar jetë. Marjola prej gati 1 muaji qëndroi e shtruar në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup. Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.

Konflikti 1 muaj para:

Mbrëmjen e së dielës (4 qershorit), Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup. Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, e më pas është nisur në Tiranë.
Ndërsa autori i krimit, Aleko Myrtollari mundi të arratisej mbrëmjen e së dielës, duke lënë gruan e gjakosur dhe fëmijët në rrugë. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si person që konsumonte alkool. 46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...