14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Frutat e verës: freski në çdo kafshatë, por edhe kujdes me kalorit!

Vera është sezoni i bollëkut, jo vetëm në diell e pushime, por edhe në fruta – të freskëta, aromatike, plot lëng e shije. Në treg, në tryezë apo në smoothie, është e vështirë t’u rezistosh. Por nëse mendoni se frutat janë 100% “të pafajshme” për linjat tuaja, ekspertët thonë të ndaleni një çast dhe të mendoni më mirë.

Për shumë prej nesh, frutat verore janë zëvendësues të shkëlqyer të ëmbëlsirave. Dhe me të drejtë – janë të pasura me fibra, ujë, vitamina e minerale. Por një sasi e madhe e tyre, sidomos në formë të përpunuar, si reçel, smoothie me shtesa, apo shoqëruar me kremra dhe brumëra, mund të kthehet shpejt në… kalori të tepërta.

Ka fruta që janë më të lehta për trupin dhe mund të konsumohen në sasi më të mëdha, pa shqetësim të madh për linjat. Disa lloje përmbajnë më pak se 40 kcal për 100 gram dhe janë të përsosura për hidratim dhe freski, veçanërisht në ditët përvëluese. Por jo të gjitha që duken “të pafajshme” janë të tilla – ka të tjera që kalojnë lehtësisht kufirin e 60 kcal/100g, duke u bërë të ngopura, por edhe më të rënduara në raport me dietën.

Disa prej tyre mund t’i përdorni si vakt të lehtë në zyrë, të kombinuara me kos ose në sallata. Disa të tjera, më të ëmbla dhe më të “pasura”, janë të preferuara në tarta, ëmbëlsira apo reçel, por në këtë formë shëndrrohen në burim të fshehtë sheqeri.

Mes shijes dhe kalorive, zgjidhni ekuilibrin. Frutat janë një dhuratë e natyrës – freskojnë, ngopin dhe ushqejnë – por si çdo gjë tjetër, kërkojnë masë. Sepse edhe vera, sado e ëmbël të jetë, nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...