Ermal Shkalla ka rënë në prangat e policisë pasi fshihte në banesën e tij në Sarandë një pistoletë, fishekë dhe një sasi kokaine.
18-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “One”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin prej tij, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.