11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Fushë-Arrëz, automjeti përfundon ne lokal: Tre gra të plagosura, drejtuesi i mjetit shoqërohet në Polici

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal.

Nga përplasja janë plagosur tre gra, përfshirë pronaren e lokalit, F. B., e cila ndodhej jashtë ambienteve të tij në momentin e ngjarjes, si dhe dy gra të tjera që ndodheshin ulur në një tavolinë.

Të plagosurat janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Pukës, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve zyrtare, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si F. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...