15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Futbollisti arrestohet në mes të ndeshjes: Dyshohet për krime të rënda

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë një ndeshje futbolli amator në Brazil, ku një futbollist 24-vjeçar u arrestua nga policia në mes të fushës. Pamjet e aksionit policor tregojnë ndërprerjen e lojës për të kapur futbollistin, ndaj të cilit rëndohen akuza të rënda.

Videoja e publikuar më pas në rrjetet sociale, filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon momentin kur futbollisti u kap nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes së Copa do Café ndërmjet ekipeve Mutum dhe Durandé.

Policia, e informuar për praninë e tij në fushë, mori masa të menjëhershme për të arrestuar futbollistin. Sipas autoriteteve, ai dyshohet për disa krime të rënda dhe kishte një urdhër arresti parandalues për të.

Urdhri i arrestit identifikoi futbollistin si drejtuesin e dyshuar të një klani të trafikut të drogës në zonën Espirito Santo. Po ashtu, ai akuzohet për pjesëmarrje në një klani vrasësish nga Vitoria, të cilët organizuan një atentat kundër një rivali disa javë më parë.

Autoritetet ushtarake konfirmuan se futbollisti ishte njohur për policinë përpara arrestimit, për shkak të precedentëve kriminale duke përfshirë sulme, kërcënime, trafik droge dhe krime të tjera të lidhura me armë zjarri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT