28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Princi provokuesi i dhunës”, gazetari i njohur ngre alarmin: Kur vajza të shoh videon…

Konflikti në Pallatin Mbretëror mes Princ Leka Zogut dhe Elia Zaharisë është kryefjala e mediave prej ditës së djeshme ku kulmoi dhe me publikim e një videoje aspak të zakontë.

Gazetari i njohur Shpat Krasniqi deklaroi për një emission televizive se kjo situatë është pritur me shqetësim dhe në Kosovë, pasi në qendër është një grua dhe dhuna e ushtruar ndaj saj.

Sipas Krasniqit, pamjet e tilla nuk duhet të ishin transmetuar, pasi ajo që dëmtohet është vajza e çiftit 3-vjeçare. Sakaq, Krasniqi e ka konsideruar Princin Leka si provokuesin e dhunës dhe drejtësia duhet të veprojë.

“Gazetarët dhe të gjithë ne e kemi pritur mjaft me shqetësim këtë ngjarje për familjen e nderuar Leka, veçanërisht sepse Dita e Nesër shënon edhe 8 Marsin. Duhet të marr fund dhuna ndaj grave në Shqipëri dhe Kosovë, e cila është përhapur shumë. Duke marrë shembull rastin e Liridona Ademajt së fundmi. Edhe tani ndodhi edhe kjo, që na shqetësoi vërtetë. Për mendimin tim, me aq sa kam lexuar ky nuk është rasti i parë, që ai ka bërë këtë ndaj bashkëshortes. Natyrisht, ai duhet të vetëmbrohet, por unë nuk i besoj princit të nderuar, pasi ajo ka deklaruar se ai e tradhtuar më shumë se tre herë gjatë martesë së tyre.

Me që aq sa dëgjova nga deklarata e tij në rrjetet sociale, ai kishte thënë që vajza ime nuk do doja të shikonte pamje të tilla. Për mendimin tim ky është një provokim nga prindërit, merre vajzën dhe takoje, jo të përfitosh nga situata të tilla, sidomos kur vajza është 3-vjeçare dhe ajo kur t’i shoh këto pamje të tilla do të tmerrohet. Në Kosovë, është hapur një diskutim shumë i madh. E vërteta është kjo që Princi Leka e ka provokuar situatën dhe drejtësia duhet të veprojë, por jo në mënyrë selektive. Pamje të tilla nuk i kontribuojnë shoqërisë sonë”, tha gazetari.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...