12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gara e shpejtësisë mes “supermakinave”, humb jetën 22-vjeçari shqiptar

Arnold Selishta është 22-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Brianza të Italisë. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një garë shpejtësie mes “supermakinave”, pjesë e të cilave ishte edhe i riu shqiptar.

Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë, përgjatë Monza-Saronno. 22-vjeçari u nxorr i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë më pas në spitalin San Gerardo në Monza.

Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur. Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy supermakinave, “Range Rover” kundër “BMë”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.

Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Hetimet do të zbardhin përgjegjësitë e 23-vjeçarit, i cili nëse drejtonte makinën, rrezikon të akuzohet për vrasje në rrugë. Po shqyrtohen edhe pozitat e të gjithë të rinjve të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...