2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Gati qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’/ Kryeministri Rama publikon pamjet

Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pritet të jetë gati një tjetër qendër e re e kardiokirurgjisë.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, falas për rreth 400 pacientë në vit.

Ndërsa shprehet se kjo është qendra e dytë publike e kardiokirgjisë në vend, gjithashtu thekson pavarësisht pandemisë, puna ka vijuar dhe do të vijojë për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.

Statusi nga Edi Rama

“MIRËMËNGJES 😊
Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore 🙌🏼
🏥 Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️”, shkruan Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...