23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Gazetari Xhevair Zhabina: Oltion Bistri, një nga personazhet më të akuzuar politikisht

Gazetari Xhevair Zhabina ka folur në një studio televizive mbi sekuestrimin e pasurive nga SPAK, duke theksuar se Oltion Bistri është një nga personazhet më të akuzuar politikisht. Ai ka shprehur mendimin se ky ngjarje mund të jetë vazhdim i “Metamorfozës 2”, duke shtuar se fokusi mund të jetë pasuria e personave të përfshirë në dosje. Zhabina ka vënë në dukje se akuza kryesore kundër Bistrit është shpërdorimi i detyrës, dhe se pasuria e tij është sekuestruar për të parandaluar përdorimin e saj për qëllime të tjera kriminale.

Ai ka përmendur se Bistri ka mbajtur një pozicion të lartë në policinë e shtetit si drejtuesi i operacionalit dhe ka pasur një pasuri të konsiderueshme, duke ngritur pyetje mbi burimin e kësaj pasurie. Zhabina ka shtuar se Bistri është një person i atakuar dhe se SPAK ka vepruar pasi është bërë fjala për një person të përfshirë në akuzat për korrupsion dhe veprimtari kriminale. Ai theksoi se SPAK po heton për shpërdorimin e detyrës që Bistri ka kryer në kohën kur ishte në krye të komisariatit nr. 2 dhe ka dekonspiruar kolegët e tij për operacione të caktuara. Zhabina vuri në dukje se hetimi pasuror është i vështirë për prokurorinë dhe se vetingu në policinë e shtetit ka mbetur një sfidë e pazbatuar.

“Kjo nismë vetingu apo deklarim për përdorimin e pajisjeve encro mendoj se është një nismë që nuk të nxjerr askund sepse ne kishim një dosje tjetër të SPAK atë të Dedan Gjoni i cili se pengoi fare paisja apo jo e encro në telefonin e tij por e shpërndau informacionin me anë të ëhatsApp. Si do e ndaloi ministria brendshme apo shteti që një oficer të shpërndajë informacion, pritet të shihet kush do jetë zhvillimi tjetër sepse nga deklarimet e deritanishme asnjë nuk ka pranuar se ka një pajisje të tillë.

Pasi është falja e tyre kundër verifikimeve që mund të ketë policia. Nuk mendoj se janë vetëm aq policë që gjenden në dosjen e SPAK që kanë përdorur aplikacionin. Ne jemi përballë faktit që vetingu në policinë e shtetit nisi ndaloi nisi ndaloi, pra nuk është marrë aq seriozisht dhe ata oficerë policie që janë shkarkuar deri tani janë shkarkuar nga një komision i posaçëm, ndërsa tani këtë do e bëjë agjencia e mbikëqyrjes policore e cila ka dhe shumë punë të tjera, prandaj nuk është një nga ato nismat që po bëhet për konsum politik dhe duket sikur të gjithë punojnë në këtë vend dhe në fakt policia e shtetit mbetet po me ato personazhe që qarkullojnë prej 12 vitesh. Njerëzit nuk priren për të blerë pasuri të konfiskuara, ndërsa hetimi pasuror mbete mjaft i vështirë për prokurorinë.”, përfundoi Zhabina.

Ky koment ka ardhur pas sekuestrimit të pasurisë së Oltion Bistris nga SPAK dhe shqyrtimit të tij në kuadër të hetimit për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT