7.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gazment Bardhi: Mbështesim qëndrimin e PD-së, takimet e Salianjit janë private

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi sot lidhur me takimin që ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi me pjesë të strukturave të PD-së në Durrës.

Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private. Ai shtoi se PD nuk pengon askënd të shprehë lirshëm mendimin e tij dhe se institucionet e partisë nuk kufizojnë të drejtën e fjalës.

“Këto takime janë një zgjedhje personale e secilit anëtar të kryesisë ose kolegu, për t’i bërë publike ose për të marrë mendimin e demokratëve,” tha Bardhi.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se ‘çdo mbledhje jashtë forumeve është private’. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve”, tha Bardhi.
I pyetur nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën, Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se sipas tij, Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...

Reagimi i ish-të dashurës së Klodianit ndez rrjetin: “Po ngre dolli që s’kam pse...

0
Drama jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” po rivalizon atë brenda, teksa vëmendja e publikut është përqendruar tek afrimiteti i krijuar mes...

Studenti 25-vjeçar arrestohet në SHBA: Planifikonte masakër në kampusin universitar, policia i gjen arsenal...

0
Një student i Universitetit të Delaware është arrestuar sot në Shtetet e Bashkuara nën akuzën për planifikimin e një sulmi të armatosur masiv brenda...