14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca plenare, tentoi të hiqte mikrofonin Niko Peleshit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Gazment Bardhi pas tensioneve të krijuara në lidhje me interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama.

Kjo pasi deputetët e PD kanë bllokuar Foltoren ndërsa deputeti Bardhi u afrua pranë ministrit Peleshi, ku tentoi ti hiqte mikrofonin.

Gazment Bardhi: Procedurë është. Kjo seancë ka një orë që është marrë peng nga kryeministri Edi Rama.

Ju duhet të ngriheni në lartësinë e detyrës.

Rama mos fshihet pas Twitter, nëse ka gjëra për të thënë lidhur me këtë, të vijë.

Nikolla i heq fjalën: As kjo nuk është për procedurë. Konsiderohet që jeni tërhequr nga interpelanca, nuk pranoni ta zhvilloni me zonjën Spiropali. Nuk ua jap fjalën, ua dhashë. Nuk pranoni të zhvilloni interpelancën, nuk ka pse ta marrësh më fjalën. E sqaruat qendrimin tuaj mëse një herë. Vijojmë me pikën tjetër të rëndit të ditës.

Deputetët e opozitës i bien tavolinave: Turp, turp.

Nikolla i jep fjalën ministrit Niko Peleshi: Kryeministri ka deleguar, e sqaruarm, nuk mund të rrimë gjithë ditën duke të sqaruar ty, nuk ke dëshirë të vazhdosh normalisht Kuvendin.

Bardhi afrohet tek ministri Peleshi dhe tenton ti heq mikrofonin, Garda e pengon.

Nikolla: Ju tërheq vërejtjen, jeni i përjashtuar nga seanca plenare kaq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...